Në digjital, edhe 6 ditë kohë. Më një shtator nuk shihni asnjë TV pa dekoder

26/08/2019 15:25

Edhe 6 ditë kanë mbetur nga afati përfundimtar për mbylljen e transmetimeve analoge në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Pas 1 shtatorit, ju nuk do të mundni të shikoni asnjë kanal nëse nuk blini dekoderin DVB-T2, ku sinjali televiziv përfitohet në cilësi maksimale.

“Është shumë e rëndësishme që teleshikuesit që janë duke na ndjekur të kuptojnë që për të aksesuar transmetimet digjitale duhet patjetër të pajisen me një dekoder të tipit DVB T2, ose të kenë një televizor që ka të inkorporuar dekoderin e tipit DVB T2. Afati po afron, kanë mbetur edhe shumë pak ditë . kështu që edhe ata pak njerëz që kanë mbetur pa e blerë këtë dekoder, u bëj thirrje të shkojnë pranë pikave të shitjeve”., shprehet Elkeda Domi, drejtoreshë në drejtorinë teknike, AMA.

Për zëvendësimin e transmetimeve analoge me digjitale në 6 qarqe të Shqipërisë është dashur 13 vite punë. Ku procesi i digjitalizimit ka përfunduar në Korçë, Berat dhe Fier, ndërkohë që pas një jave sinjali analog fiket edhe në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Ndërsa për 6 qarqe të tjera duhet akoma punë. Ndryshimi mes sinjalit të vjetër televiziv dhe atij digjital, tregon ekspertja e AMA-së, është i dukshëm.

“Nëse ne vendosim një qytetar përpara një televizori që transmeton analog dhe përpara një televizori që transmeton digjital, kushdo do arrijë të kuptojë diferencën. Cilësia është shumë e mirë, e figurës dhe e zërit. Por ajo që do të përfitojnë më shumë është numri i madh i programeve, do të ketë më shumë programe të lira. Aktualisht në qarqet Tiranë dhe Durrës ka 37 kanale të lira, nga ku 12 i ofron operatori publik shqiptar. Gama e programacionit do të thotë më shumë konkurrencë në treg, sepse edhe operatorët e tjerë privatë do të shtojnë numrin e programacionit. Kështu që ky është edhe benefiti më i madh për publikun e gjerë”., shton më tej Domi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA