Michelle dhe Barack Obama, duket se janë të interesuar të blejnë një vilë ëndrrash në Martha’s Vineyard, në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishull në të cilin për vite të tëra, jetoi Jackie Kennedy.

12 hektarë terren, 641 metra katror, shtatë dhoma gjumi, tetë banjo, një tarracë me pamje të mrekullueshme mbi oqean dhe një plazh privat; e gjitha kjo për 14,85 milionë dollarë. I njohur edhe si ishulli i demokratëve, Martha’s Vineyard, prej kohësh është shndërruar në një destinacion të pëlqyer të manjatëve, yjeve të kinemasë dhe presidentëve.

Ndërsa përgjegjësitë si familja e parë e Amerikës i kanë hedhur tashmë pas shpine, Obamat munden tani të fokusohen tek vetvetja. E kjo mund ta shpjegojë më së miri përse Michelle dhe Barak Obama, bënë këtë zgjedhje.

Sidoqoftë, marrëveshja për blerjen e vilës ende nuk është finalizuar, pavarësisht se mediat amerikane shkruajnë se tashmë ajo është thuajse një fakt. E nëse do të ndodhë vërtetë kështu, ky nuk do të ishte investimi i parë i madh në prona që Obamat kanë bërë që pas largimit nga shtëpia e bardhë. Çifti, që ka një shtëpi në Çikago, bleu një shtëpi në Uashington DC për 8.1 milionë dollar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA