Liderët ndërkombëtarë të mbledhur në samitin e G7 duket se po i afrohen një marrëveshjeje për të ndihmuar në luftimin e zjarreve, në pyllin e shiut, në Amazonë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të dielën se një marrëveshje për të ofruar ndihmë teknike dhe financiare, po finalizohet. Liderët nga SHBA, Japonia, Gjermania, Franca, Italia, Britania e madhe dhe Kanadaja, po vazhdojnë takimet e tyre në qytezën bregdetare të Biarritzit edhe të hënën.

Kjo vjen në mesin e tensioneve mbi zjarret rekord që po shkrumbojnë Amazonën në Brazil.

Kritikët kanë akuzuar presidentin brazilian, Jair Bolsonaro, se ka ndezur dritën jeshile për shkatërrimin e Amazonës përmes retorikave anti ambjentaliste dhe mungesës së veprimit ndaj shpyllëzimit të paligjshëm.

Përmasat e zjarreve dhe reagimi i qeverisë së tij, ka bërë që të ndizet zemërimi dhe protestat ndërkombëtare. Javën e shkuar, presidenti Macron, i cilësoi zjarret si një krizë ndërkombëtare dhe këmbënguli që ato të shqyrtoheshin me prioritet gjatë samitit të kësaj fundjave.

Të dielën ai tha se liderët kishin rënë dakord të ndihmonin vendet e prekura nga zjarret, sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Ekipet tona po kontaktojnë me vendet në të cilat shtrihet amazona në mënyrë që të mund të finalizojmë disa angazhime konkrete, që kanë të bëjnë me burime teknike dhe financime”, shprehet presidenti Macron.

Të premten, Bolsonaro autorizoi ushtrinë të ndërhynte për shuarjen e flakëve. Ministria e mbrojtjes tha se 44 mijë trupa ishin në dispozicion të përpjekjeve dhe zyrtarët thanë të dielën se ndërhyrja e ushtrisë është autorizuar në shtatë shtete. Po ashtu avionët ushtarakë janë përdorur për të hedhur ujë në disa nga zonat e prekura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA