Notting Hill në Britaninë e Madhe është më e gjallë se kurrë. Është periudha e karnavaleve, që i japin rrugëve të Londrës perëndimore, një shpërthim ngjyrash, hareje dhe gëzimi.
Karnavalet e Notting Hillit janë një festival që i dedikohet tërësisht kulturave të Indive perëndimore. Festimet përfshijnë kërcimin nëpër rrugë, nën ritmet tradicionale rege, merenge, kalipso, rumba dhe zouk dhe shitësit nëpër rrugë, ofrojnë një pafundësi ushqimesh me origjinë nga Karaibet.
Karnavalet e Notting Hillit janë një event i përvitshëm, që mbahet në Londër që nga viti 1966. Çdo gusht, rrugët e Notting Hillit dhe Kensingtonit, për dy ditë radhazi, njohin një festë të madhe. Karnavalet tërheqin rreth 2 milionë e gjysmë njerëz çdo vit, çka i bën ato një nga festivalet e rrugës më të mëdha në botë.
Në 2006, publiku në Britaninë e Madhe, votoi për ti përfshirë ato në listën e ikonave të Anglisë. Pavarësisht emrit, karnavalet e Notting Hillit, nuk janë pjesë e sezonit global të karnavaleve, por kanë një histori krejt të veçantë.
Top Channel