Dy turistë hungareze përjetuan më shumë nga ç’prisnin prej Shqipërisë, kur humbën për 17 orë në pyjet shqiptare.

Magda dhe Dezho morën një makinë me qira dhe udhëtuan nga Tirana për të eksploruar zonën e Llogorasë, Karaburun.

Pas 5 orë udhëtim, ata kuptuan se kishin humbur rrugën, për të humbur më pas dhe valët e telefonit. Të vetmin orientim kishin dritat në anën tjetër të malit. Një mesazh i tyre ku kërkonin ndër të tjera ujë, i çoi më në fund kërkuesit drejt zbulimit të tyre. Dy turistët rrëfejnë si e kaluan natën mes ujqve dhe gjarpërinjve.

Nexhip Hysolakoj që u vu i pari dhe vetëm në kërkim të tyre tregon vështirësitë.

Në orën 10 të së hënës ekipet e kërkimit që i’u bashkuan drejtorit të qendrës së vizitorëve mbërritën më në fund në vendin ku ndodheshin turistët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA