Ekspedita e fundit arkeologjike gjatë qershorit zbuloi një mur rrethues dhe gjurmë të jetës që shkojnë shumë më larg në kohë se ajo që mendohej më parë. Arkeologu Genci Kaçi pjesë e ekipit të arkeologëve që morën pjesë në gërmime, i përshkruan gjetjet si shumë të rëndësishme për të rishkruar historinë e qytetit antik.

Monumentet që mundësohen për tu vizituar sipas tij brenda parkut po shtohen dita ditës, bashkë me interesin shkencor për një nga sitet më pak të gërmuar arkeologjikë në Ballkan.

Më parë gërmimet në kuadratin e akropolit të qytetit antik, zbuluan përmasën e vërtetë të një bazilike paleokristine, ndërsa arkeologët shpresojnë se gërmimet e mëtejshme pranë një blloku banesash, do të kontribuojnë në rishkrimin e historisë për Finiqin.

Përgjegjësi i Sektorit të Monumenteve të Kulturës në Sarandë Altin Ahmeti, tregon se turistët janë shtuar ndjeshëm, por parku gjendet ende jashtë axhendës së agjencive turistike dhe mungojnë investimet në infrastrukturë.

Parku Arkeologjik i Finiqit u krijua në vitin 2005. I vendosur në një kodër 283 m mbi nivelin e detit me pozicion strategjik dhe me fushëpamje gjithë luginën deri në liqenin e Butrintit, qyteti antik ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimet politike të kohës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA