Karnavalet e Havana-s, një nga festat më të vjetra dhe më popullore të Kubës, po stërmundohet të qëndrojë gjallë, pavarësisht përballjes me muzikë dhe lloje të reja kërcimesh, por këtë vit, për përvjetorin e 500-të të qytetit, ky karnaval po njeh një gjallëri të shtuar.

Ne duhet ta shpëtojmë gjithë këtë, për të rinjtë. Këta të fundit e kanë humbur jo pak entuziazmin, por sidoqoftë, karnavalet, të përfshijnë…”, shprehet një banor.

“E gjithë kjo duhet mbajtur gjallë me kërcimet, aktivitetet, festivalet, garat; duhet të mbajmë gjallë traditën e të mos e humbim. Është një gjë shumë e bukur që Kuba jonë e ka”, shton një tjetër.

Trupat pjesëmarrëse në karnavelet e Havana-s, rikthehen në këtë festival prej më shumë se 40 vitesh. Dhe në paradë, bien në sy edhe jo pak të moshuar, që kujtojnë përmes ritmeve kubane, rininë e tyre…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA