Një muze dedikuar kanabisit, është hapur në Kaliforni. Muzeu është financuar nga një uebsajt i fokusuar tek përdoruesit e kanabisit, dhe i ka hapur dyert për vizitorët, në Los Angeles, që në fillim të gushtit.

Muzeu do të qëndrojë i hapur për dy muaj, dhe sipas kuratorëve, ka si qëllim të nxjerrë në pah padrejtësitë sociale për shkak të ndalimit të kanabisit në disa shtete amerikane.

“Qëllimi i muzeut është të luftojë stigmën që lidhet ende me kanabisin në ditët e sotme, dhe të hedhë dritë mbi një mori padrejtësish sociale që shihen ende si produkt i ndalimit. Gjithkush mendonte se të pije marijuanë më parë, ishte diçka shumë e keqe. Dukej sikur flitej për heroinë apo acid. Dhe është e pabesueshme sa shumë kanq ndryshuar gjërat. Tani, mund ta porositësh lirisht marijuanën, sic bën me një picë, dhe ta sjellin në shtëpi”, shprehen disa qytetarë.

Muzeu është i pajisur edhe me një dyqan dhuratash dhe një kafe. Ekspozitat sidoqoftë zënë pjesën më të madhe të hapësirës. Në të mund të shihen qindra artefakte, fotografi dhe kujtime. Kuratorët thonë se janë përpjekur të sjellin çdo epokë me thellësinë e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA