Një anije hapësinore e telekomanduar, që mbante edhe të parin robot humanoid rus që do të dërgohej në orbitë, dështoi të lidhej me stacionin hapësinor ndërkombëtar të shtunën, duke shënuar një tjetër kthim prapa për Moskën.
“Kozmonautët rusë lëshuan komandën e braktisjes së misionit të automatizuar të lidhjes së anijes hapësinore ruse “sojuz” me stacionin hapësinor ndërkombëtar”, tha NASA në një deklaratë.
Anija, sipas NASA-s nuk mundi të lidhej me stacionit dhe u kthye pas në një distancë të sigurt, larg kompleksit orbital ndërsa kontrollorët rusë të fluturimit po vlerësojnë hapat e ardhshëm. Kontrolluesit rusë të fluturimit, i kanë thënë ekuipazhit të stacionit ndërkombëtar hapësinor, se problemi që ka penguar lidhjen automatike kishte të bënte me stacionin dhe jo me anijen “sojuz”.
Sidoqoftë, siç konfirmojnë zyrtarët rusë, tani po merren masat e nevojshme dhe një tjetër përpjekje për ankorim mund të bëhet të hënën.
Top Channel