Zjarret në Lezhë dhe Gjirokastër, Meta kërkon koordinim të shpejtë të institucioneve

23/08/2019 13:59

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaron se është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të shkaktuar nga përhapja masive e zjarreve në disa qarqe të vendit, veçanërisht në Gjirokastër dhe Lezhë.

Në një reagim të Presidencës thuhet: “Presidenti Meta inkurajon personelin e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme, njësitë e Emergjencave Civile, si dhe drejtuesit e pushtetit vendor në këto qarqe, për marrjen e menjëhershme të të gjitha masave efektive të emergjencës, për të neutralizuar vatrat e zjarrit dhe për t’iu ndodhur pranë qytetarëve të cilët mund të rrezikohen nga përhapja masive e tyre.”

Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, presidenti Meta “u bën thirrje dhe nxit institucionalisht autoritetet qendrore e vendore, për koordinimin në kohë, me qëllimin përballimin me efektivitet të situatës, për t’u ardhur në ndihmë zonave të prekura nga zjarret, veçanërisht për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve.”

Zjarre masive kanë përfshirë sot malin e Shëndëllisë dhe malin në Shëngjin.

  Zjarri përfshin malin me pisha në Shëngjin, ushtria në ndihmë të zjarrfikëses

  Zjarr edhe në malin e Shëndëllisë, shpërthejnë predhat e Luftës së Dytë Botërore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA