Rusia ka lancuar stacionin bërthamor lundrues që do të përshkojë rreth 5 mijë km nga porti arktik i Murmansk-ut deri në Chukotka, në Lindjen e Largët.

Agjencia bërthamore ruse, Rosenergoatom, thotë se lëvizshmëria e Akademik Lomonosov-it, do të rrisë furnizimin me energji elektrike në zonat e largëta. Një nga objektivat është furnizimi me energji i kompleksit minerar Chaun Bilibin në Chukotka, që përfshin edhe minierat e arit. Greenpeace, e konsideron projektin si të rrezikshëm, në një ambjent me kushte të vështira moti.

Kritikët, kujtojnë aksidentet e mëparshme bërthamore ruse e sovjetike dhe paralajmërojnë se misioni i Akademik Lomonsov-it, rrit rrezikun e ndotjes së Arktikut.

Lancimi vjen vetëm dy javë pasi një raketë me motor bërthamor shpërtheu gjatë një testimi në Arktik, duke i marrë jetën pesë inxhinierëve bërthamorë dhe duke çliruar rrezatim, edhe pse katastrofa e Chernobyl-it në 1986-n ka qenë shumëfish më e rëndë. Lënda bërthamore e stacionit lundrues të energjisë do të mbahet në bord. Projekte të tjera të ngjashme janë planifikuar për në zona të largëta po ashtu.

Akademik Lomonsov do t’i ofrojë energji edhe platformave të naftës në det në arktikun rus. Një tjetër ide është edhe ajo e lidhjes së tij me një impiant të shkripëzimit për të prodhuar ujë të pijshëm dhe në të ardhmen, shtetet ishullore, mund të përfitojnë nga stacione të tilla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA