
Autoritetet e Bashkimit Evropian thanë se pesë vende të bllokut ranë dakord të pranojnë dhjetëra emigrantë të bllokuar prej javësh në një anije shpëtimi të tejmbushur, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve me Italinë për fatin e tyre.
Rreth njëqind emigrantë, kryesisht afrikanë, të shpëtuar në Mesdhe që nga fillimi i gushtit përmes operacionit Krahët e Hapura, qenë detyruar të qëndronin në një anije të regjistruar në Spanjë, pasi qeveria italiane refuzoi ta lejojë të ankorohej, në përputhje me politikat që miratoi vitin e kaluar.
Emigrantët më në fund u zhvendosën në ishullin sicilian të Lampeduzës të martën mbrëma pas urdhërit të një prokurori italian që anija të konfiskohej dhe të evakuohej. Disa nga emigrantët u përpoqën të notonin drejt bregut.
Spanja, Franca, Gjermania, Luksemburgu dhe Portugalia kanë rënë dakord t’i pranojnë të gjithë, tha një zëdhënëse e Komisionit Evropian në Bruksel./VOA
Top Channel