Biznesi çdo pagesë nëpërmjet bankës. Gjobë mbi 50 mijë lekë nëse nuk hapet llogaria deri më 26 tetor

22/08/2019 15:16

Bizneset të cilat nuk hapin llogari bankare brenda datës 26 tetor do të gjobiten automatikisht me 50 mijë lekë ose 410 euro kur janë persona fizikë dhe mbi 820 euro kur janë persona juridikë.

Administrata tatimore i ka bërë thirrje bizneseve që të zbatojnë ndryshimet ligjore të miratuara së fundmi nga Parlamenti për të mos u përballur me ndëshkimet financiare.

Në fund të muajit të kaluar, Parlamenti ndryshoi ligjin e procedurave tatimore duke miratuar një nen, i cili detyron pjesën dërrmuese të bizneseve që të ketë llogari në një bankë të nivelit të dytë.

Më konkretisht sipas draftit, ky detyrim prek të gjithë personat juridike pavarësisht xhiros që realizojnë si dhe personat fizik me xhiro mbi 2 milionë lekë në vit, pra që janë të regjistruar në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar.

Sipas ndryshimeve ligjore, bizneseve ekzistuese ju dha një afat kohor prej 3 muajsh për të respektuar këtë detyrim, i cili skadon në datën 26 tetor të këtij viti. Ndërsa bizneset të cilat hapen rishtaz nga janë të detyruara që të pajisen me llogari bankare brenda 20 ditëve nga momenti I regjistrimit në qendrën kombëtare të biznesit.

Drafti, nga i cili përfitojnë ekonomikisht bankat, krijon kosto shtesë për mijëra biznese, të cilat sot nuk kanë llogari, pasi duhet të paguajnë komisione mirëmbajtje. Por ministria e Financave thotë se, ndryshimet ligjore janë kërkuar nga Këshilli i Europës, më konkretisht Agjencia europiane kundër Pastrimit të Parave “Moneyval”, për të mbyllur shtigjet për pastrim parash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA