Presidenti amerikan, Donald Trump, ka anuluar vizitën e tij shtetërore në Danimarkë pasi kryeministrja e vendit tha se Groenlanda nuk është për shitje. Presidenti duhet të vizitonte vendin më 2 shtator, me ftesë të mbretëreshës së Danimarkës, Margaret.

Por, javën e shkuar, Trump pranoi se SHBA është e interesuar të blejë Groenlandën, një territor autonom danez. Kryeministrja Mette Fredriksen, e cilësoi sugjerimin si absurd dhe tha se ajo shpresonte që trump të mos e kishte seriozisht.

Trump sidoqoftë njoftoi se vizita nuk do të realizohej ndërkohë që e cilësoi Danimarkën një vend shumë special dhe anulimi i vizitës u konfirmua më pas edhe nga një zëdhënës i shtëpisë së bardhë. Edhe shtëpia mbretërore daneze konfirmoi se ishte informuar për anulimin e vizitës pavarësisht se sipas saj, ky vendim ishte i papritur.

Trump më herët kishte konfirmuar raportet se ishte i interesuar të blinte Groenlandën. Por zyrtarët danezë reaguan duke thënë se Groenlanda nuk është në shitje. Ajo është e hapur për tregti dhe bashkëpunim me vende të tjera, përfshirë edhe SHBA- tha kryeministri i territorit, Kim Kielsen.

Ndërkohë që kishte nga ata, si ish kryeministri danez, Lars Lokke Rasmussen, që shkruan në rrjetet sociale: e gjithë kjo duhet të jetë një shaka nga ato të një prillit, pavarësisht se krejt jashtë sezonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA