Një “milici majmësh” e armatosur është krijuar në një fshat japonez për të ndaluar primatët që të pushtojnë tokat bujqësore.
Më shumë se 30 vullnetarë në komunitetin malor të Kaidës, janë regjistruar dhe iu janë dhënë trajnime, për të ndaluar kafshët që marrin misër, lakra dhe të mbjella të tjera.
Kur pikaset një majmun, iu dërgohet një mesazh të gjithë anëtarëve të grupit, të cilët më pas nxitojnë në vendngjarje me armë ajri të pajisura posaçërisht. Luftëtarëve – të cilëve iu janë dhënë kapele – u thuhet të qëllojnë vetëm në ajër për të trembur kafshët.
Kimito Urashima, një zyrtar në qytetin e Kisos, në të cilën bën pjesë edhe Kaida, i tha gazetës Asahi Shimbun: -“Ne nuk e dimë se sa mirë masat do të funksionojnë, por është e rëndësishme që komuniteti të bëjë çmos”.
Rreth 66,000 paund u shpenzuan për ngritjen milicisë – por, me gjithë shpenzimet e tepërta, banorët e kanë mirëpritur këtë veprim, raporton gazeta kombëtare.
“Është inkurajuese që njerëzit në komunitet janë bashkuar për një kauzë të përbashkët,” tha Shinji Nakata, një kultivues i lakrës kineze që ka pasur probleme me majmunët pushtues.
Top Channel