Gjirokastër/ Fluks për aplikimin e pasaportave, rreth 300 qytetarë çdo ditë

21/08/2019 12:18

Mbi 6000 qytetarë janë paraqitur gjatë 20 ditëve të fundit pranë qendrës rajonale ADISA në Gjirokastër, kryesisht për të rinovuar pasaportat dhe kartat e identitetit.

Ky është fluksi më i lartë në aplikime që qendra ka njohur që prej çeljes së saj. Radhët që fillojnë që prej orës 5 të mëngjesit zhvendosen më pas brenda qendrës, ndërsa koha e përpunimit të dokumentacionit është nga 5-7 minuta për çdo qytetar.

Përgjegjësja e qendrës rajonale tregon se nuk kanë munguar edhe raste të tensionimit të situatës.

Qytetarët thonë se ju është dashur të presin radhën për një kohë të arsyeshme edhe për shkak të fluksit të njëkohshëm.

Fluksi i aplikimeve pritet të jetë shumë i lartë deri në fund të muajit gusht ndërsa të gjitha aplikimet grumbullohen vetëm në Gjirokastër. Më parë është folur për lehtësira të nevojshme në Dropull dhe Libohovë por edhe këtë verë kërkesat e emigrantëve nga të paktën 3 Bashki do të përpunohen vetëm në Gjirokastër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA