Zemra e derrit e modifikuar gjenetikisht mund të përdoren për transplantime njerëzore brenda tre viteve, sipas kirurgut pionier që kreu transplantin e parë të zemrës në Mbretërinë e Bashkuar 40 vjet më parë.
Kirurgu Sir Terence English, duke folur të dielën për “The Telegraf” me rastin e 40-vjetorit të transplantit të tij të parë të zemrës në Britani, tha se në vitin 2019 ai do të përpiqet të zëvendësojë veshkën e njeriut me atë të derrit.
Sipas tij, një ngjarje e tillë mund të hedhë bazat për transplantime më komplekse të organeve shtazore tek njerëzit, një proces i quajtur ksenotransplant.
“Nëse efekti i ksenotransplantit është i kënaqshëm me veshkat e derrave tek njerëzit, atëherë është e mundur që zemra e derrit të mund të përdoret me efekte të mira tek njerëzit brenda disa viteve”, tha kirurgu i kardiologjisë.
Anatomia dhe fiziologjia e zemrës së një derri janë të ngjashme me atë të një njeriu, kështu që ato përdoren si modele për zhvillimin e terapive të reja.
Një ekip ndërkombëtar i studiuesve, përfshirë shkencëtarët britanikë, zbuloi se “shtimi” i një pjese të vogël të materialit gjenetik të quajtur microRNA-199 në një zemër të infarktuar shkakton rigjenerimin qelizor.
Problemet e zemrës konsiderohen një pandemi globale, me 26 milion njerëz të prekur në të gjithë botën, ndërsa komuniteti mjekësor shpreson që përdorimi i zemrave të derrit, mund të revolucionarizojë trajtimin e sëmundjes.
Top Channel