
25/02 22:59
Gazetari i Top Channel, Klodian Zhivani foli sot për situatën në Shkodër pas tensioneve të djeshme, i cili tha se kjo e martë ka shënuar normalizimin e jetës në këtë qytet.
Voltana Ademi ndodhet ende në krye të Bashkisë Shkodër së bashku me administratën e udhëhequr prej saj. Zhivani është përpjekur që të kontaktojë me kryetaren e re e Këshillit Bashkiak se si do të veprohet më pas, por nuk ka mundur që të marrë një përgjigje.
Ndërkohë, prefekti i Shkodrës tha se Këshlli i ri Bashkiak ende nuk përfunduar plotësimin e dokumentacionit që pritet t’i dorëzohet KQZ-së. Ende nuk ka informacion se si do të qeveriset Shkodra.
Top Channel