Gjetja e një zgjidhjeje se kush do ta drejtojë Bashkinë e Shkodrës është kthyer në një ushtrim të komplikuar dhe të vështirë juridik.
E ndërsa këshilli i ri bashkiak Shkodër i ka shpresat për zgjidhje nga KQZ në organin më të lartë të administrimit të zgjedhjeve, antarët e komisionit, vijojnë të jenë me pushime përveç kryetarit Klement Zguri që ndodhet në zyrë.
Një ditë më parë Briseda Kadiu kryetarja e re e këshillit deklaroi se do t’i drejtohen me një kërkesë KQZ për intepretim juridik se si do të zhgjidhet kjo situatë. Një kërkesë e tillë ende nuk ka mbërritur në KQZ. Sakaq perfekti Shkodrës Cesk Millja i tha Top Channel-it se në ditët në vijim pritet të mblidhet këshilli bashkiak i cili do ti drejtohet me një kërkesë KQZ dhe Këshillit të Ministrave.
Ekspertë të cështjeve zgjedhore pohojnë se jemi përpara një rasti shumë të komplikuar nga pikpamja ligjore. Ata theksojnë se nëse Valdrin Pjetri paraditen e të Hënës do të ishte betuar si kryetar i bashkisë Shkodër e më pas kryeministri menjëherë do ta shkarkonte, atherë situata do të ishte më pak e komplikuar. Por a ka kopetencë ligjore këshilli bashkiak Shkodër ti drejtohet KQZ? Kristaq Kume ish kreu KQZ-s në një bisedë telefonike me Top Channel-in deklaroi:
“Pasi këshilli bashkiak shkodër verifikoi vakancën e krijuar nga dorheqja e zotit Pjetri per mendimin tim duhet që të njoftonte për këtë vakancë prefektin e qarkut të Shkodrës i cili njofton pas kësaj kryeministrin e vëndit. Nuk e kuptoj pse Këshilli Bashkiak do të njoftojë KQZ ndërkohë që ky proces për KQZ është i mbyllur për sa kohë ai ka deklaruar vendimin përfundimtar për zgjedhjet e 30 Qershorit. Për sa kohë që vakanca nuk është krijuar si rezultat i veprimit të mbi personin përkatës sipas ligjit të dekriminalizimit konstatim që në këtë rast do ta bënte KQZ e të shpallte pavlefshmërinë e mandatit, por kemi të bëjmë me një dorheqje. Prandaj nuk e shikoj se cfarë mund të bëjë KQZ”, sqaroi Kume.
Por cila është rrugëdalja nga kjo situatë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin?
“Jemi në kushtet kur është krijuar një vakancë në Bashkinë e Shkodrës që duhet të plotsohet vetëm përmes një procesi zgjedhor. Pra ribërje e zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë Shkodër. Dhe për këtë është natyrisht i nevojshëm që data të përcaktohet nga presidenti i republikës ashtu sic e përcakton kodi zgjedhor”, tha ai.
“Pra profesor Kume sipas jush nuk ka asnjë rrugë tjetër aleternative përveç dekretimit nga Presidenti Meta një date të re zgjedhjesh ne Shkodër?” u pyet nga gazetari Muhamed Veliu.
“Nuk shof rrugë tjetër alternative. Cdo zgjidhje tjetër që mund të bëhet do të jetë zgjidhje e sforcuar për të kapërcyer situatën pasi duhet të kemi parasysh se cili është qëndrimi presidentit ndaj këtij problemi. Dhe ajo që arrihet në fund të fundit është në fund të fundit shmangie nga kërkesat ai që duhet të emërtohet si një shtet ligjor. Respektimi ligjit”, përfundoi Kume.
Top Channel