Hetimi federal për vdekjen e Matthew Perry/ Mjeku pranon fajësinë, dënohet me dy vite burg, familja shpërthen në akuza Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai francez, Emmanuel Macron, kanë këmbyer replika gjatë takimit të tyre në lidhje me protestat.
Putin i tha homologut francez se nuk do të donte protesta të stilit të “jelekë verdhëve”, në Rusi. Dhe ky ishte një reagim ndaj thirrjes së Macron-it që Rusia t’i përmbahet parimeve demokratike, duke iu referuar protestave të kohëve të fundit në Moskë. Macron-i e priti Putin-in në rezidencën e tij verore në jug të Francës, pesë ditë para takimit të G7. Megjithëse bisedimet u përqendruan te krizat ndërkombëtare, Macron u përpoq të diskutonte me Putin edhe situatën e brendshme në Rusi.
“Këtë verë ne bëmë thirrje për liri për të protestuar, për liri të fjalës, mendimit e për të konkurruar në zgjedhje, gjë që duhet të respektohet plotësisht në Rusi si për çdo vend tjetër anëtar të Këshillit të Evropës”, tha Macron.
Ndërsa fillimisht, Putin u duk se injoroi komentin, ai e kundërshtoi më pas Macron-in duke thënë se gjithçka po trajtohej në përputhje me ligjin, duke shtuar se nuk donte që situata të përshkallëzohej si në Francë.
“Ne të gjithë i kemi parë ngjarjet e lidhura me të ashtuquajturit ‘jelekët e verdhë’, gjatë protestave të të cilëve, sipas llogaritjeve tona, u vranë 11 persona dhe 2500 u plagosën. Nuk do të dëshironim që ngjarje të tilla të ndodhnin në Moskë dhe do të bëjmë gjithçka mundemi për të garantuar situatën e brendshme politike dhe çdo veprim ka qenë në mënyrë rigoroze brenda kuadrit ligjor”, deklaroi Putin.
Për Macron-in sidoqoftë, krahasimi me Francën ishte i pavend, pasi jelekëverdhët mund të marrin pjesë në zgjedhje.
Top Channel