Qeveria bllokon fondet e Shkodrës/ Thesari: Voltana Ademit i ka mbaruar mandati në 20 gusht, ora 16:30

20/08/2019 19:07

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka penguar funksionimin e Bashkisë Shkodër, përmes bllokimit të procedurave të likuidimit me fondet e veta, mbi shërbimet dhe investimet.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, Voltana Ademit i ka mbaruar mandati ditën e sotme, në orën 16:30.

“…sipas ligjit, Kryetares së Bashkisë i mbaron mandati më datë 20.08.2019, ora 16:30 sipas orarit zyrtar, për ditët në vijim do të jetë këshilli bashkiak që duhet të zgjidhë problemin”, thuhet në email- in dërguar Ademit.

Nisur nga situata në fjalë, kjo e fundit i ka dërguar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si dhe ambasadorëve kryesore të Shqipërisë, një shkresë, e cila pritet të mbërrijë të nesërmen, përmes shërbimit postar.

“Ju kërkojmë të tërhiqeni sa më shpejt nga një qëndrim i tillë, duke qenë thjesht zbatues të ligjit dhe jo të orientimeve partike-politike që dëmtojnë Shkodrën dhe qytetarët e saj”, shkruhet në letër.

 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA