Twitter edhe Facebook kanë marrë disa masa duke bllokuar llogaritë, faqet, grupet kineze të cilat dezinformonin për protestta në Hong Kong.
Twitter tha se ka hequr 936 llogari për të cilat thuhej se ishin përdorur për të mbjellë mosmarrëveshje dhe grindje politike në Hong Kong.
Rrjeti tha se llogaritë që kishin origjinë në territorin e Kinës dhe ishin pjesë e një përpjekje të koordinuar dhe për të minuar legjitimitetin dhe pozicionet politike të lëvizjes protestuese janë bllokuar.
Facebook tha se kishte hequr “shtatë faqe, tre grupe dhe pesë llogari në Facebook”.
“Ata shpesh postuan për lajme politike lokale dhe çështje që përfshijnë tema të tilla si protestat në vazhdim në Hong Kong,” tha Nathaniel Gleicher, kreu i politikës së sigurisë në internet ndaj sigurisë në internet.
Top Channel