Policia Rrugore e Tiranës, përgjatë javës dhe fundjavës që lamë pas ka pezulluar 111 leje drejtimi.
Ndërkohë përgjatë javës janë proceduar administrativisht 1 767 drejtues mjetesh, për qëndrim dhe pushim të mjeteve në kundërshtim me sinjalizimin rrugor.
Si dhe janë vendosur 2 050 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, nga këto 289 masa si rezultat i raportimit të qytetarëve në Komisariatin Dixhital dhe 74 masa nga raportimet në numrin 112.
Njoftimi
Policia Rrugore e Tiranës, ka ndjekur dhe zbatuar me korrektësi detyrimet e përcaktuara në Planet e Veprimit përgjatë javës dhe fundjavës që lamë pas.
Kontrollet e shtuara janë fokusuar në drejtim të parkimeve të gabuara, sjelljeve në raport me sinjalizimin rrugor horizontal dhe vertikal, garave me shpejtësi, drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, shpejtësisë mbi normat e lejuara etj.
Në funksion të detyrave të percaktuara në Planet e Veprimit, janë kapur në kushtet e flagrancës 26 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 17 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për trafikim të mjeteve motorike.
Janë pezulluar 111 leje drejtimi, nga të cilat 33 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 42 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 36 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Janë proceduar administrativisht 25 drejtues mjetesh për gara me shpejtesi, 6 prej të cilëve u është bllokuar automjeti, pasi dyshohet për ndërhyrje dhe modifikime në sistemin e zhurmëshkarkuesit.
Përgjatë javës janë proceduar administrativisht 1 767 drejtues mjetesh, për qëndrim dhe pushim të mjeteve në kundërshtim me sinjalizimin rrugor.
Si dhe janë vendosur 2 050 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, nga këto 289 masa si rezultat i raportimit të qytetarëve në Komisariatin Dixhital dhe 74 masa nga raportimet në numrin 112.
Policia Rrugore e Tiranës, falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo shkelje të kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Top Channel