Ditën e sotme në rrethin e Fierit është vënë nën pranga shtetasi i cili ishte shpallur në kërkim për “Armëmbajtje pa leje”dhe “Kanosje”, që prej vitit 2015.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit, D.M, 31 vjeç, banues në Patos.

Kujtojmë se në muajin prill të vitit 2015 në qytetin e Patosit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri shtetasin A.Sh.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e cila e ka dënuar me 1 vit burg për veprat penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA