Zgjerimi i parkut të Tomorrit/ Qeveria dhe ekspertët: Të mos lejohen bizneset e guroreve
19/08/2019 15:24
Qeveria është e vendosur për zgjerimin e Parkut Kombëtar të Tomorrit.
Pas rrëzimit nga Gjykata do të ketë një tjetër vendim në mënyrë që ky park i shenjtë, siç e quajnë ekspertët, të mos lejohet të shfrytëzohet nga disa biznese të cilët kanë lobuar kundër tij.
Sipas tyre në këtë park ka specie bimore dhe shtazore që nuk ekzistojnë në vende të tjera.
Ministri i Mjedisit tha se do të bëhen konsultimet me banorët e zonës ndërkohë që procesi gjyqësor do të vijojë në Gjykatën Administrative të Apelit.
Grupet e reja të “Smile Albania” janë duke përgatitur një peticion me firma të banorëve të zonës, të cilët janë pro zgjerimit të Parkut Kombëtar në malin e Tomorrit.
Top Channel