Nga ora 4 e mëngjesit, punonjësit e shërbimeve në bashkinë e Lezhës, së bashku me kryebashkiakun e ri tashmë, Pjerin Ndreun kanë nisur një aksion për pastrimin e rrugës nga Lezha në Shëngjin, duke qenë se ky aks është më i frekuentuari nga turistët.

Kryebashkiaku i Lezhës ka theksuar se gjendja e kësaj rruge sa i takon mbetjeve ka qenë mjaft e shëmtuar në sytë e turistëve.

Ndreu u ka bërë gjithashtu thirrje të gjithëve, të kontribuojnë në mbajtjen pastër, në të kundërt do të ketë masa ndëshkuese për të gjithë ndotësit.

Pikat turistike të qytetit do të marrin një rëndësi të veçantë në këtë bashki, si nismë e ndërmarrë nga kryetari i bashkisë për një qytet të pastër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA