Qytetit turistik të Sarandës, në ditët kulmore të sezonit i duhen minimalisht 5000 vende parkimi për automjetet e vizitorëve dhe të qytetarëve.Fluksi turistik po e bën qarkullimin gati të pamundur në Sarandë.

Me dhjetëra mjete parkohen mbi trotuarë, para hyrjeve të banesave, krah koshave të mbeturinave duke e bërë edhe funksionimin e shërbimeve publike shumë të vështirë.

Megjithë praninë e policisë në disa kryqëzime, mjete të emergjencave dhe autoambulanca ngecen për minuta të tëra në trafik, ndërsa dalja nga rrethrrotullimet në hyrje dhe në dalje të spitalit zgjat rreth 15 minuta për çdo mjet.

Ndonëse fluksi i automjeteve që i drejtohen Sarandës dhe nevoja për parkime është dyfishuar krahasuar me 5 vite më parë, asnjë parkim i ri publik nuk i është shtuar qytetit. Pushuesit kanë ankesa edhe për menaxhimin e parkimeve private që po kthehen në njërin prej bizneseve më abuzive dhe më fitimprurëse gjatë sezonit turistik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA