Nik dhe Bobi Erkoline, kishin vetëm tre muaj që njiheshin kur iu bashkuan turmës së njerëzve në festivalin e Woodstock-ut në 1969 që nuk e imagjinonin se do të bëhej një emblemë e gjeneratës së tyre.

Disa muaj më pas, sërish në dashuri me njëri tjetrin, kuptuan se edhe vetë ata ishin bërë simbole; imazhi i tyre i fiksuar në një foto, ishte bërë kopertina e albumit live të festivalit muzikor…

“U shokuam, nuk mund ta besonim”, thotë Nik duke kujtuar momentin kur çifti kishte parë veten, i përqafuar, në kopertinën e albumit, mbështjellë me një batanije, në mesin e një deti njerëzish të ulur në fushë…

“Ne nuk e kuptonim në atë kohë se kishim qenë dëshmitarë ose pjesë e një ngjarjeje të madhe”, thanw ata.

Tani, kur kanë kaluar 50 vite nga festivali i famshëm kur emra të mëdhenj si Jimi Hendrix dhe Janis Joplin kënduan, ata janë të pranishëm në çdo përvjetor.

Të dy ata, ndjehen si në muaj mjalti pavarësisht se janë martuar 48 vite më parë, dhe kënaqen jo pak, kur të rinj që adhurojnë frymën e atëhershme, u afrohen me kopje të albumit të famshëm në duar, dhe u kërkojnë autografë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA