Një grup arkeologësh dhe vullnetarësh janë nisur nga Bullgaria për një udhëtim të gjatë 700 milje detare, në bordin e një anijeje me kallama për të testuar një hipotezë, sipas të cilës, egjiptianët e lashtë kanë qenë në gjendje të lundrojnë dhe të bëjnë tregti edhe në detet e largëta.

Ndërsa rrëfehet se egjiptianët e lashtë kanë përdorur anijet prej kallami për të udhëtuar deri në detin e zi, mijëra vite më parë, ky grup aventurierësh do të përpiqet të provojë këtë teori, duke ndërmarrë një udhëtim të ngjashëm, por në kah të kundërt.

Ata u nisën nga porti bullgar i Varnës, me shpresën se anija e tyre, abora IV, prej kallamash, do t’i çojë ata për 700 milje detare përmes Bosforit, detit Egje e deri përtej ishullit të Kretës.

Ekipi në mënyrë specifike do të provojë hipotezën e hedhur nga Herodoti. Historiani i lashtë grek, shkruante: egjiptianët lundruan deri në detin e zi për të marrë materiale që ata nuk mund ti siguronin nga Mesdheu lindor.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA