Në Sarandë mbetjet gjatë sezonit turistik janë 5-fishuar ndërsa kapacitetet për të përballuar situatën janë të kufizuara. Kreu i ri i bashkisë Ardian Gurma mori pjesë në një aksion pastrimi përgjatë shëtitores kryesore në Sarandë. Ai tha se pastrimi i qytetit dhe rrethinave do të jetë intensiv përgjatë verës ndërsa ka ftuar bizneset, qytetarët dhe pushuesit të respektojnë vendet e hedhjes së mbeturinave.
Në të gjithë territorin e bashkisë së Sarandës grumbullohen dhe asgjësohen në landfillin e Bajkajt çdo vit rreth 9,5 mijë ton mbetje që vijnë nga qytetet e Sarandës, Ksamilit dhe 5 fshatrat përreth. 2 mijë ton mbetje voluminoze dhe interte depozitohen në shesh grumbullimin e Volloderit në hyrje të rrugës bregdetare.
Bashkia e Sarandës paguan një kosto prej 15 dollar për ton për trajtimin e mbetjeve, ndërsa gati 1/5 e mbetjeve në të gjithë bashkinë nuk arrijnë të grumbullohen. Bashkia e re ka folur për një sistem të ri të menaxhimit të situatës që do të fillojë të funksionojë së shpejti.
Top Channel