Një aksident raportohet se është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Lungomares, në qytetin e Vlorës. Një fëmijë rreth moshës 7 vjeç është përplasur nga një automjet.

Gazeta Shqip raporton se fëmija është dërguar me urgjencë në spital nga vetë drejtuesi i mjetit, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA