Presidenti Ilir Meta, nuk do të dekretojë përsëritjen e zgjedhjeve për Bashkinë e Shkodrës pas dorëheqjes së Pjetrit që erdhi me zbulimin e një vendimi të drejtësisë italiane në vitin 2003, ku ishte dënuar me gjobë dhe dëbim nga shteti fqinj, për trafik droge.

Meta u shpreh nga Kosova se detyrën do ta mbajë Voltana Ademi, kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, dhe se zgjedhjet jo vetëm për kryeqendrën e Veriut, por në të gjithë Shqipërinë, do të mbahen më 13 tetor.

“Zgjedhjet e 13 tetorit janë të vetmet zgjedhje të ligjshme përpara, përfshirë këtu edhe Shkodrën. Deri në marrjen e detyrës nga kryetari i ri, detyrën e mban kryetari që është në detyrë, pra Voltana Ademi.”, tha Meta.

“Rasti i Pjetrit tregoi që duhet hetim i thelluar mbi funksionimin e institucioneve shtetërore. Problemi është kapja e institucioneve që nuk kanë verifikuar shkeljen e ligjit”, tha më tej Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA