Pas konstituimit të këshillit bashkiak të Pogradecit, ka reaguar tanimë ish-kryetari i vjetër i saj, Eduard Kapri, i cili përmes një deklarate ka falenderuar qytetarët për mbështetjen duke theksuar se ndonëse qeveria nuk e mbështeti Pogradecin, ia dolën ta bëjnë atë pjesë të UNESCO-s.
“Falenderoj qytetarët për mbështetjen. Kjo mazhorancë nuk la gjë pa kapur. Menaxhuam një bashki të mbytur me borxhe. Qeveria nuk e mbështeti Pogradecin, por ne ia dolëm ta bëjmë pjesë të UNESCO-s. Shpresuam që do kishim mundësinë e një përballjeje normale. Situata dhe qëndrimi politik bënë që ne mos marrim pjesë në zgjedhje. Kam kërkuar që punonjësit e mi të vazhdojnë punën dhe të mos largohen. Ne vazhdojmë punën. Do të jemi këtu deri në 16:00. Do vazhdoj punën ditën e hënë normalisht,” deklaroi Kapri.
Përsa i përket këshillit të ri bashkiak të Pogradecit, 20 anëtarë i përkasin Partisë Socialiste, tre janë të Aleancës Demokratike Shqiptare, dy nga Partia Social Demokrate, ndërsa disa parti të tjera të vogla kanë nga një anëtar.
Top Channel