Përzierja e naftës së importit me naftë të prodhuar në Shqipëri është abuzimi i zbuluar më shpesh nga kontrollet mbi cilësinë të Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial.
Admir Abrija, drejtor i këtij inspektoriati shpjegon skemën se si manipulohet me cilësinë e karburanteve në vend. Me shkelje janë kapur subjekte pakice dhe shumice, ndërkohë që manipulimi me cilësinë lidhet drejpërdrejt me evazionin fiskal.
Por sa të sigurtë janë qytetarët? Inspektoriati thotë se ka vendosur gjoba për kompanitë që abuzojnë për të garantuar cilësinë, ndërkohë që kontrollet janë rritur. Nga ana tjetër, shqiptarët paguajnë në çdo litër nafte një tarifë të posaçme koncesionare për markimin e karburanteve, çka në teori i bën më të thjeshta analizat laboratorike dhe më të lehtë kapjen e manipulimeve, por as kjo nuk i ka penguar subjekte të ndryshme që të abuzojnë me cilësinë e naftës dhe benzinës.
Top Channel