Një person 33-vjeçar nga Korça humbi jetën në shërbimin infektiv për shkak se u prek nga ethet hemorragjike qe përhapen nga miu. Kjo sëmundje ka prekur 5 persona në vendin tonë.

“Ishin dy në fakt, por falë shërbimit intensive, njëri arriti të mbijetojë dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që tjetri nuk arriti të mbijetojë,” u shpreh shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo

Simptomat e etheve hemoragjike apo siç njihen ndryshe në popullatë, ethet e miut janë temperaturë  dhe dhimbje artikulacionesh.

“Ethet hemoragjike përhapen nga minjtë, ndaj edhe  quhen ethet emiut. Simptomat janë temperaturë, gjakderdhje nga hundët e të tjera,” tha Çomo.

Zonat e prekura  nga ethet hemoragjike janë kryesisht ato malore si Tropojë, Kukës, Korçcë, Ersekë. Ndaj banorët e këtyre zonave duhet të bëjnë kujdes me ushqimet në mënyrë që të mos kontaminohen nga minjtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA