Policia e Shtetit ka bërë arrestimin e 2 personave dhe 1 tjetër e ka proceduar në gjendje të lirë, në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes.

Blutë e Vlorës kanë ndaluar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” shtetasin K.K., 33 vjeç, banues në qytetin bregdetar, pasi më datë 14.08.2019, dyshohet se i ka dhënë një sasi të vogël lënde narkotike kanabis sativa të fshehur në shuallin e një palë atleteve sportive shtetases L.B dhe kjo e fundit tentoi ti fusë në I.E.V.P e Vlorës për djalin e saj (i dënuar për vjedhje).

Policia ka proceduar në gjendje të lirë 45 vjeçaren L.B për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale me burgim”.

Ndërkohë në një tjetër aksion Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim F.M., 28 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier i ka caktuat masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje të armëve të gjahut”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA