Kushte atmosferike të paqëndrueshme, si parashikohet moti për këtë të diel
Pas protestës së banorëve të fshatit Backë në Skrapar, kundër ndërtimit të hidrocentralit në këtë fshat kanë reaguar sot përfaqësuesit e HEC-it.
Nëpërmjet një deklarate për median, përfaqësuesit e HEC-it kanë deklaruar se asnjë prej pretendimeve të banorëve nuk është e vërtetë dhe se ndërtimi i kësaj vepre energjitike nuk do ta lërë asnjë ditë pa ujë fshatin.
Drejtori i HEC-it, Arjan Demiri ka pohuar se banorët, edhe pse kanë disa ditë që protestojnë kundër HEC-it janë duke dezinformuar opinionin publik, sepse kjo vepër energjitike i ka të paracaktuara qartë kushtet dhe kuotat.
Ai deklaroi se në kontratën e formës “BOT”, të miratuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjitikës parashikoet qartë që HEC-i do të ndërtohet në kuotat 1535 metër mbi nivelin e detit dhe jo në grykën kryesore të burimit “Kroi mbret” të fshatit.
“Marrja e ujit të hidrocentralit,” ka thënë Demiri “do të bëhet disa qindra metra më poshtë burimit dhe kjo nuk pengon aspak furnizimin me ujë për të pirë e për vaditje për banorët e fshatit Backë”.
Demiri pohon se HEC-i punon kryesisht me ujërat e dëborës dhe nuk do të prekë ujin e vaditjes në muajt maj-tetor, siç është nënshkruar edhe në marrëveshjen e firmosur me banorët e zonës.
Sipas Demirit, protestat e banorëve janë duke penguar vijueshmërinë e punimeve të hidrocentralit, kur kanë ngelur edhe 300 metër punime deri në kuotën e veprës së marrjes, të përcaktuar nga qeveria, për ta përfunduar këtë projekt në afatin e përcaktuar që është në muajin tetor 2019.
Top Channel