Mesazhi i koduar i Spiropalit një ditë pas përplasjes me Ramën në Grupin e PS-së: Mbaje fytyrën nga drita, hijet mbeten pas 29/03 12:19
Është konstituar këshilli bashkiak i Lezhës, ku më pas është bërë edhe betimi i kryebashkiakut të ri, Pjerin Ndreu.
Pjesëmarrës në ceremoni ishin ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i shoqëruar nga deputetet Lindita Nikolla dhe Ardjana Jaku. Ceremonisë iu bashkua edhe Talat Xhaferri, kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.
Ditën e djeshme, ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj u largua paqësisht nga detyra, ndonëse shprehu keqardhje për situatën ku ndodhet vendi. Ai tha se nuk do të bënte protesta për të kundërshtuar ardhjen e Ndreut në krye të bashkisë, pasi kështu do të hidhte poshte 16 vite punë në këtë institucion.

Top Channel