Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe toke në kilometrin e parë të rrugës Korçë – Ersekë.

Zjarri nisi në afërsi të zonës së njohur si antenat ndërsa u përhap me shpejtësi i favorizuar edhe nga era. Flakët masive kanë rrezikuar edhe disa banesa që ndodheshin në afërsi të zonës.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të shuar flakët të cilat në pak minuta shkrumbuan një sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe mund të jetë vënë nga banorët e zonës për të pastruar tokën ndërsa po punohet për përcaktimin e saktë të shkakut dhe identifikimin e personave përgjegjës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA