Tentoi të ndezë pompën e ujit, gruaja gjen vdekjen
13/08/2019 11:34
Një 38 vjeçare në qytetin e Vlorës ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Shtetësja me iniciale I.A., 38 vjeç, është dërguar në orën 07:36 në spitalin e Vlorës pa shenja jete.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase ka tentuar të ndezë pompën e ujit por ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet për sqarimin e rrethanave.
Top Channel