Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e tre personave, të cilët akuzohen për plagosjen e shtetasit me iniciale V. Sh., 38 vjeç. Ngjarja ndodhi dje në lagjen “Mark Lula”, ku 38 vjeçari u plagos me thikë.

Pas shpalljes në kërkim, policia ka bërë edhe arrestimin e  S. P. 36 vjeç, banues në Shkodër, A. M. 28 vjeç, dhe P. M. 29 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, (vëllezër). Ata akuzohen si autorë të plagosjes.

Materialet ndaj tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” e Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA