Ministria e Drejtësisë ka shpallur njoftimin për pozicionin “drejtor” në burgjet e vendit. Janë të paktën 8 burgje ku posti i drejtorit është bosh: Burgu ‘302’ në Tiranë, i Shkodrës, Vlorës, Korçës, Rrogozhinës, Elbasanit, Krujës dhe Lushnjes.
Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë janë përcaktuar edhe kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta që duhet të plotësojnë personat që aplikojnë për këtë detyrë. Sipas Ministrisë, kandidati duhet të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; të zotërojë të paktën diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional”; ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose të mos ketë masë disiplinore në fuqi, etj.
Sa i përket vlerësimit, pikët maksimale do të jenë 100 dhe do të ndahen: Vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që përfshin vlerësimin e arsimimit, eksperiencës dhe trajnimeve të lidhura me fushën, 30 pikë; Testimi me shkrim, 40 pikë; Intervistën e strukturuar me gojë, 30 pikë.
Njoftimi i plotë
Në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të ligjit nr.8678, datë 14.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, të Ligjit nr.8328, datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, të ndryshuar, si dhe të VKM Nr. 437, datë 20.05.2015 “Për miratimin e Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve”, Ministria e Drejtësisë ne baze te urdherit nr. 402/1 datë 02/08/2019 dhe Urdherit nr. 402/2 date 02.08.2019 shpall njoftimin për pozicionin “drejtor “ në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale,
Përshkrimi Përgjithësues i Punës për këtë pozicion:
Drejtori i IEVP-së është përgjegjës për organizimin, funksionimin dhe kontrollin e veprimtarisë në institucion dhe për respektimin e të drejtave të njeriut, trajtimin e paanshëm të të paraburgosurve dhe të të dënuarve në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, si dhe me rregulloren e brendshme të IEVP-së.
Drejtori i IEVP-së informon në mënyrë të vazhdueshme Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve lidhur me menaxhimin e veprimtarisë së institucionit.
Drejtori i IEVP-së monitoron zbatimin e aktivitetit ditor nga personeli përgjegjës sipas shërbimeve.
Kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta që duhet të plotësojnë personat që aplikojnë:
ç. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
ë. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave të bëhet nëpërmjet postës eletronike [email protected] ose dorazi brënda datës 23.08.2019, në Ministrinë e Drejtësisë.
Mënyra e shqyrtimit dhe shpallja e rezultateve të seleksionimit paraprak
Brenda datës 26.08.2019, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, bën verifikimin paraprak të dosjeve të aplikantëve nëse plotësojnë kriteret. Lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret për t’iu nënshtruar testimit do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë dhe në ambjentet e Ministrisë së Drejtësisë brenda datës 26.08.2019.
Kandidatët që nuk plotësojnë kriteret, njoftohen nëpërmjet email-it zyrtar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve dhe kanë të drejtë të paraqiten pranë këtij Komisioni për t’u njohur me arsyet e moskualifikimit. Kandidatët mund të ankohen në Ministrinë e Drejtësisë brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e listës.
Data për zhvillimin e testimit të njohurive profesionale
Testimi i njohurive profesionale do të zhvillohet në datën 30.08.2019, ora.10:00,në Ministrinë e Drejtësisë. Pas përfundimit të testimit me shkrim, kandidatët do të njoftohen për datën dhe orën e intervistës me gojë.
Fusha e testimit, Mënyra e vlerësimit, afati dhe ankimimi
Kandidatët do të testohen për legjislacionin si më poshtë:
Vlerësimi i kandidatëve që i nënshtrohen procedurës së konkurimit, bëhet sipas një procedure që përfshin vlerësimin e mëposhtëm:
Vlerësimi maksimal është 100 pikë.
Brenda 3 ditëve ditëve nga përfundimi i intervistave me gojë, kandidatët do të njoftohen nëpërmjet email-it zyrtar rreth rezultateve totale, si dhe rezultatet do të publikohen në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.
Kandidatët kanë të drejtë të ankohen për rezultatet, pranë Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, me shkrim, brenda 3 ditëve nga njoftimi i rezultatit. Komisioni shqyrton ankesën brenda 1 dite nga paraqitja e saj dhe njofton kandidatin.
Pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave, lista përfundimtare do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.
Top Channel