Shkodër, vëllezërit plagosin me thikë 38-vjeçarin
12/08/2019 14:35
Një plagosje me thikë ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja u regjistrua në në lagjen “Mark Lula” Shkodër, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ku i plagosur ka mbetur shtetasi V.Sh, 38 vjeç banues në Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ka bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar, dy vëllezërit A. M. dhe L. M., banues në Shkodër dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Top Channel