Në një dalje për mediat, zv/kryeministri Braçe u pyet për rastin e Vangjush Dakos, të cilit DASH i ka ndaluar hyrjen në SHBA.

I pyetur nëse do ketë vendim politik nga PS për këtë rast, numri dy i qeverisë, deklaroi se kushdo që është nën akuzë duhet të hetohet e gjykohet sipas ligjit.

“Unë e kam thënë vazhdimisht, cdo akuzë e ngritur nga dakos e gjithkujt tjetër, edhe anëtarë të kryesisë së PS, apo jo, apo kryetarë të partive politike si është njëri nga kryetarët e opozitës, apo nën të, duhet të hetohet dhe të gjykohet si e parashikon ligji. Askush nuk mund ti shmanget hetimit e gjykimit ne as kemi ndërmend të hyjmë në këtë proces, secili do të përballet individualisht në përputhje me ligjin në proces të drejtë e të barabartë. Por kur përdor imunitetin për ti ikur drejtësisë, si ka ndodhur, e kemi cështje të pazgjidhura në gjykatë e janë materializuar vjedhje me miliona euro nuk ka më, secili duhet të përballet atje”, tha Braçe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA