Nëse doni të shijoni verën e mirë dhe prodhimet bio, atë mund ta gjeni në agro-turizmin e familjes Koka në Arapaj të Durrësit.

“Vinea Resort & SPA” është destinacioni më ri turistik që mund të aksesohet lehtë dhe ku ofrohet relax argëtim dhe cilësi në ushqime dhe verë.

E shtrirë në 400 mijë metra katrorë vreshta rrushi të varieteteve të ndryshme, kjo pikë agro-turistike e familjes Koka ofron dhe shërbime hotelerie, pishinë, pistë kuajsh dhe një qendër SPA për të gjithë turistët vendas e të huaj.

Në hapjen e këtij investimi ishte i pranishëm kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili e cilësoi një gur të rëndësishëm ne kurorën e investimeve që kane nisur ne agro-turizmin shqiptar.

“Më vjen shumë mirë që sot kemi një tjetër dëshmi vërtet fantastike të një force të panjohur më parë të ekonomisë rurale, por edhe të ekonomisë në tërësi. Të një komponenti jashtëzakonisht të dobishëm të turizmit, agro-turizmi. Në këndvështrimin tim është me të vërtetë komponenti i shumë munguar në Shqipërinë e shumë viteve dhe komponenti që në vitet që vijnë do të rritet dhe do të bëhet gjithnjë e më i pranishëm në industrinë tonë të turizmit”, tha Rama.

Me ftesë të kryeministrit në këtë ceremoni ishte i ftuar mjeshtri i kuzhinës italiane, Xhanfranko Visianit, një nga shefat më të mirë në Itali. Përkthyesin e të cilit zgjodhi ta bëjë vetë kryeministri i vendit.

I kompletuar në çdo aspekt sipas shijeve dhe parametrave bashkëkohore të një agro-turizmi me standarde të lartë, kryeministri e vlerësoi “Vinea Resort & SPA” si një shembull për të gjithë ata qe duan të investojnë në këtë fushë.

“Një shembull, një model, ku të tjerë mund të marrin frymëzim, mund të marrin nxitje, mësime për të zhvilluar më tutje dhe për të shtuar të tjerë gurë të kësaj kurore “, tha Rama.

Tanimë zgjedhja juaj për një fundjavë është shumë afër, vetëm pak kilometra larg kryeqytetit, larg zhurmës për tu zhytur në kënaqësinë e të shijuarit dhe të relaksit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA