Ndoshta kjo nuk është mënyra më e mirë për tu kamufluar, por disa specie peshkaqenësh, që notojnë mbi fundin e oqeanit, marrin një ngjyrë jeshile të shndritshme, të dukshme për të tjerët e llojit të vet.
Shkencëtarët thanë se kanë identifikuar molekulat përgjegjëse që i bëjnë gjahtarët e detit biofluoreshentë dhe se ato mund të kryejnë edhe funksione të tjera gjithashtu si është luftimi i infeksioneve nga mikrobet.
Shkencëtarët janë fokusuar tek dy specie, peshkaqeni me gungë dhe peshkaqeni mace. Ata notojnë në një thellësi prej më shumë se 30 metrash ku vetëm drita në fundin blu të spektrit mund të hyjë.
Shkencëtarët pikasën se lëkura e peshkaqenëve kishte dy tone, të hapur dhe të errët dhe pasi morën ekstrate zbuluan një molekulë fluoreshente të pranishme vetëm në lëkurën e hapur që ndihmon peshkaqenët të thithin blunë e lehtë dhe të emetojnë të gjelbrën.
Mënyra specifike se si sytë e peshkaqenëve janë të konfiguruara, i bën ata shumë të ndjeshëm ndaj dritës në ndërthurjen blu dhe të gjelbër, duke krijuar një kontrast të ndjeshëm mes tyre dhe ambjentit përreth jo fluoreshent.
Sipas shkencëtarëve, peshkaqenët kanë një imazh krejt të ndryshëm për ambjentin që i rrethon për shkak të këtyre aftësive bio-fluoreshente që ka lëkura e tyre dhe që sytë e tyre mund të fiksojnë.
Top Channel