3 vite më parë, dy vëllezërit Leonard dhe Lekë Marku vendosen që gjithë kursimet e jetës së tyre, një pjesë të arritura në emigracion, t’i investonin në shërbim të zhvillimit të turizmit në Velipojë.

Vit pas viti, biznesi u zgjerua duke i ofruar shumëllojshmëri dhe më shumë mundësi argëtimi për pushuesit e sidomos për turistët e huaj.

Para pak ditësh, inspektorët e mjedisit i vendosën një gjobë dhe vendosën të pezullonin aktivitetin me pretendimin e ndotjes akustike, por drejtuesi i subjektit, thotë se inspektorët kanë vënë gjobën pa kryer matjet e nevojshme dhe nuk kanë zbatuar as procedurat ligjore.

Kantautori i mirënjohur Frederik Ndoci thotë se ky është një sulm i qëllimshem pasi ka një leje për aktivitetin muzikor deri në orën 24:00 dhe ky subjekt bllokohet ndërsa të tjerat vijojnë normalisht.

Në Velipojë, janë dhjetëra lokale në të cilat performohet muzike live deri në orën 23:00 gjatë ditëve të javës ndërsa në fundjavë deri në orën 24:00, ashtu siç e parashikon edhe rregullorja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA