Mesditën e së shtunës, zv/kryeministri Erjon Braçe, tha se në vend gëlon paligjshmeria ne shitjen e karburanteve dhe gjate këtyre ditëve ka patur edhe arrestime dhe ndjekje penale, si dhe po rillogariten të gjitha detyrimet që kompanitë kanë ndaj shtetit.

“Administrata tatimore ka zbuluar shkelje në kufinjtë e krimit, veçanërisht në skemën kriminale të kalimit dhe operimit me kasat me regjim manual, ndaluar me ligj. Administrata tatimore ka zbuluar diferenca të thella mes litrave të regjistruara në pompa dhe litrave të rtegjistruar në kasa”, tha Braçe.

Këto diferenca, sipas Braçes, tregojnë një evazion fiskal të rëndësishëm.

“Diferencat arrijnë në mijëra ton, nga vjeshta e 2017-s deri më sot”, u shpreh ai, du

Më tej zëvendës-kryeministri Erion Braçe paralajmëroi bizneset që nuk paguajnë taksa se do të përballen me përgjegjësi ligjore. Ai u shpreh se administratorët e Havanës dhe Taivanit kanë kërcënuar inspektorët tatimorë duke i kujtuar dënimet për këto raste.

“Apel të gjithë administratorëve dhe pronarëve që kanë qenë në vëzhgim. Kërcënime ndaj nëpunësit të shtetit do të ndëshkohen pa mëshirë. I kërkoj administratorëve të Tajvanit dhe Havanës se çdo kërcënim i paraqitur ndaj inspektorëve që do të përballen me ligjin. Çdo gërmë kërcënuese do trajtohet si krim. Pavarësisht se presidenti nuk na e dha mundësinë për të vënë në zbatim kodin penal, ne do bëjmë aq sa na lejon ligji”, tha Braçe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA