Bizneset që shpërndajnë fitimin e vitit 2018 tek aksionerët e tyre para datës 20 gusht do të paguajnë vetëm 8 për qind tatim mbi dividentit. Por nëse fitimi shpërndahet pas datës 20, atëherë taksa rritet menjëherë në 15 për qind.
Tatimet i kanë bërë thirrje kompanive që të përfitojnë nga masa lehtësuese e miratuar me ligjin e paketës së re fiskale duke shpërndarë brenda afatit të parashikuar fitimet e realizuar vitin e kaluar. Ndërsa për fitimet e pashpërndara, të cilat janë realizuar në vitin 2017 e më parë, afati për të përfituar taksimin e lehtësuar 8 për qind është data 30 shtator e këtij viti.
Pra nëse një kompani shpërndan tek aksionerët fitimet e pashpërndarë që ka bërë nga viti 2017 e më parë deri në datën 30 shtator do të paguajë vetëm 8 për qind si tatim dividenti. Pas datës 30 shtator tatimi bëhet automatikisht 15 për qind.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e financave tregojnë se një pjesë e bizneseve kanë nxituar të përfitojnë nga lehtësia. në 7 muajt e parë të këtij viti bizneset shpërndanë 65 miliardë lekë ose rreth 540 milionë euro divitentë me një rritje prej 5.4 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Si rezultat të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit nga tatimi mbi dividentin u rritën nga 18 milionë euro që ishin vjet për 7 mujorin në 43 milionë euro këtë vit.
Ulja e tatimit mbi dividentin, në trajtën e aministisë, që qeveria vendosi vitin e kaluar ka shkaktuar debate të forta jo vetëm mes ekspertëve por edhe politike. Opozita ka akuzuar qeverinë se kjo është një dhuratë për oligarkët, të cilët janë të vetmit që përfitojnë nga ulja e tatimit mbi dividentit, pasi kjo taksë paguhet kryesisht nga të pasurit.
Top Channel