Pas akuzave të PD se është dënuar për trafik droge, ka reaguar kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës Valdrin Pjetri.

Pjetri ka publikuar dokumente të Ministrisë së Drejtësisë të Italisë, ku del se është i padënuar.

“Nuk dua të hyj në baltën e PD-së, e cila ka javë që kërkon të njollosë figurën time. Ja ku janë çertifikatat e pastërtisë së figurës time në shtetin Italian. Të tjerat i’a kam lënë atyre që duan të mbulojnë dështimet e tyre disa vjeçare duke njollosur emrin tim.

Ditë më të mira po vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj”, tha ai.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA